Në 15 shkurt 1898 anija luftaraka amerikane “USS Maine” u shkatërrua totalisht pas një eksplozioni në portin kubanes të Havanës. 260 personat në bord u mbytën. Deri sot është e paqartë sesi erdhi deri te ky eksploziv tragjik, nga ndonjë minë e jashtme ose nga ndonjë zjarr i brendshëm në anije, shkruan foldrejt.com.
Gazeta e atëhershme amerikane “New York Morning Journal” akuzoi forcën koloniale spanjolle për shpërthimin. Në fund të prillit presidenti amerikan William McKinley, i shpalli luftë Spanjës.
Forcat amerikane menjëherë sulmuan Filipinet, që ishin nën kontroll spanjoll. Gjithashtu amerikanët erdhën edhe në Kubë, ku i gjetën të papërgatitur forcat spanjolle.
Në paqen e nënshkruar në Paris 1898, Spanja njohu sovranitetin amerikan mbi Filipinet, Guamin dhe Puerto Rico. Këta dy të fundit akoma edhe sot kontrollohen nga amerikanët, bile Korea Veriore theksonte se sulmin kundër SHBA-së do e kryente herën e parë mbi Guam.
Kuba formalisht do mbetej e pavarur, por mbeti nën kontrollin amerikan. Më vonë ky ishull shumë pranë SHBA-së, do i sjellte probleme të mëdha duke bashkëpunuar ngushtë me sovjetikët./Foldrejt.com