Vërtet Zvicra e ka ndaluar simbolin e shqiponjës dykrenore për lojtarët me origjinë shqiptare, por kjo nuk e ka bllokuar trendin e gjestit. Në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea, ishte Rashford që zhbllokoi rezultatin me anë të një penalltie, ku më pas 21 vjeçari festoi duke formuar me duar simbolin e shqiponjës, informon foldrejt.com.
Në Twitter, të shumë janë tifozët që pyesin përse lojtari i Kombëtares së Anglisë zgjodhi pikërisht këtë simbol për të festuar.
— Half Time (@goal201920) August 11, 2019
