Një “tradhtar” ukrainas është gjetur në qytetin lindor të Donetsk, ka thënë Policia Kombëtare e vendit, raporton Sky News.
Në një përditësim në aplikacionin e mesazheve Telegram, forca tha se një banor i Bilozerske ishte “ekspozuar për tradhti” pasi kishte kaluar “në anën e armikut” dhe i kishte kaluar informacione ushtrisë ruse.
Individi, i cili nuk është emëruar, është akuzuar se u ka thënë trupave ruse për “vendndodhjen e bashkëfshatarëve të tij me një pozicion pro-ukrainas”, shtoi Policia Kombëtare.
“Tradhtari mund të dënohet me burgim deri në pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm me konfiskim të pasurisë”, shkruante tutje.
Donetsk është përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe aktualisht është nën pushtimin rus./FolDrejt/