Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për ekspozimin e një arme zjarri në një lokal.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, dje, rreth orës 10:25, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari deri sa ishte duke qëndruar në një lokal kishte ekspozuar një armë zjarri.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën pistoletë me një karikator me 10 fishekë. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/