Të hënën në Podujevë është arrestuar një i dyshuar pasi raportohet se kishte ekspozuar një armë në rrjete sociale dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pistoletë me gas, një karikator si dhe 26 fishekë me gas dhe katër gëzhoja.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.