Në Iran janë ekzekutuar 12 persona të dënuar me vdekje pasi u gjykuan për vrasje dhe krime të lidhura me drogën.
Agjencia iraniane e Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA) njoftoi se 12 persona të dënuar me vdekje për vrasje dhe krime të lidhura me drogën u ekzekutuan në burgun në qytetin Zahidan në provincën Sistan-Baluchistan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në mesin e të ekzekutuarve ishte edhe një grua e dënuar me vdekje për vrasje me dashje.
Sipas raportit të publikuar nga organizata Amnesty International më 24 maj, 314 persona janë ekzekutuar në vitin 2021 në Iran, i cili është një nga vendet me dënimet më të larta me vdekje në botë pas Kinës./FolDrejt/