Në Iran janë ekzekutuar dhjetë persona të dënuar me vdekje për krime si vrasje dhe përdhunim.
Sipas Agjencisë së aktivistëve të të drejtave të njeriut të Iranit (HRANA), dhjetë të dënuar u ekzekutuan më 29 qershor në burgun Recai Shahr në qytetin Keraj të provincës Alborz, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
U theksua se tetë nga të ekzekutuarit janë dënuar me vdekje për shkak të akuzave për vrasje, ndërsa dy për përdhunim.
Autoritetet iraniane nuk janë prononcuar ende për këto raste.
Sipas një raporti të publikuar nga Amnesty International më 24 maj 2021, 314 persona u ekzekutuan në Iran, i cili është vendi me numrin më të madh të dënimeve me vdekje në botë pas Kinës./FolDrejt/