Irani ekzekutoi të burgosurin e parë të dënuar nën dyshimet për veprat penale të kryera gjatë protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare, dënimi i parë i tillë me vdekje i kryer në vend.
Urdhëri i ekzekutimit për Mohsen Shekari, sipas agjencisë së lajmeve Mizan e lidhur me gjyqësorin e Iranit, u dha se ai “kërcënoi qytetarët me armë të ftohtë dhe plagosi një roje sigurie gjatë protestave në rrugën Settar Khan”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shikari u dënua me vdekje më 20 nëntor, kurse ekzekutimi i tij u krye mëngjesin e së enjtes.
Irani është përfshirë nga protesta mbarëpopullore muajt e fundit pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, në paraburgimin e policisë morale iraniane.
Mijëra njerëz janë arrestuar, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, ndërsa më shumë se 200 njerëz kanë vdekur, siç u pohua edhe nga Ministria e Brendshme iraniane javën e kaluar./FolDrejt/