Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë shpërthyese të fshehur në postë në bazën ajrore në Torrejon de Ardoz, afër Madridit, raportoi El Mundo të enjten.
Dy letra bomba u dërguan të mërkurën në ambasadën ukrainase në Madrid dhe një kompani spanjolle të prodhimit të armëve në Zaragoza që prodhon raketahedhës dhe ia dhuron ato Kievit, tha policia.
Policia spanjolle po heton një lidhje të mundshme midis dy letrave bomba, tha policia të mërkurën vonë.
Në incidentin e parë, një punonjës i ambasadës së Ukrainës në Madrid u plagos kur hapi një letër-bombë drejtuar ambasadorit, duke bërë që Kievi të urdhërojë rritjen e masave të sigurisë në të gjitha ambasadat e tij jashtë vendit.
Disa orë më vonë, një kompani e prodhimit të armëve në Zaragoza, në verilindje të Spanjës, mori një paketë të ngjashme, konfirmoi policia.
Pas incidentit të parë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba urdhëroi të gjitha ambasadat e Ukrainës jashtë vendit që të rrisin “urgjentisht” sigurinë dhe i bëri thirrje Spanjës të nisë një hetim për sulmin, tha një zëdhënës i ministrisë.
Gjykata e Lartë spanjolle ka hapur një hetim për sulmin si një rast i mundshëm terrorizmi, sipas burimeve gjyqësore./FolDrejt/