Liverpool i ofroi Realit 80 milionë euro, me bonuse që pritet të rriten në 100 milionë euro, për transferimin e Federico Valverdes, shkruan El Nacional.
Oferta e parë 60 milionë euro është refuzuar dhe pritet që të jetë edhe e dyta. Siç raportohet, Reali nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin uruguaian për më pak se 100 milionë euro fikse, transmeton Fol Drejt.