Në 22 shkurt, vetëm pak ditë përpara takimit mes presidentëve Donald Trump dhe Kim Jong Un, kishte lajme mediatike se ishte sulmuar me dhjetë persona ambasada e koreanoveriorëve në Madrid të Spanjës, shkruan foldrejt.com. Aty ishin lidhur dhe dhunuar tetë punëtorë të Koresë Veriore dhe qëllimi ka qenë qasja në telefonat celularë dhe kompjuterët e ambasadës, shkruan prestigjiozja spanjolle “El PAIS”.
Gjatë kësaj kohe një grua kishte arritur të arratiset nga dritarja dhe nga thirrjet e saj u alarmua policia. Me arrestimit e të dyshuarve, sipas medias më të madhe spanjolle, bëhet fjalë për dy punëtorë të CIA-s amerikane, përcjell foldrejt.com.
Kjo mund të përkeqësonte marrëdhëniet mes Madridit dhe Uashingtonit, por edhe një shkelje e Marrëveshjeve Ndërkombëtare për sulmet ndaj ambasadave të huaja./Foldrejt.com