Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi theu arrestin shtëpiak.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 10.02.2022, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi, 39-vjeçari nuk u gjet në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan për veprime të mëtejshme./abcnews/