Një pjesë e madhe e Malit të Bukanikut në Njësinë Administrative Shushicë e Elbasanit është përfshirë nga flakët rreth orës 17:00 të së martës.
Për pak minuta zjarri u përhap me shpejtësi, ndihmuar nga thatësira dhe era.
Aktualisht Tajar Alla, shef i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Elbasanit tha se përhapja e zjarrit ka dëmtuar deri tani më se 2 ha të kurorës së gjelbër me pisha e dushk dhe për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit janë dërguar dy automjete dhe 15 punonjës me mjete profesionale, raporton BalkanWeb, përcjell Foldrejt.com
Në ndihmë të repartit zjarrfikës në Elbasan ishin edhe zjarrfikëse të qyteteve fqinje. Kjo vatër konsiderohet e rrezikshme, jo vetëm për faktin se po dëmton kurorën e gjelbër, por edhe pse aty pranë ndodhen depot e ujit që furnizojnë gjysmën e qytetit të Elbasanit.