Ish-prokurori special i Kosovës, Elez Blakaj është paraqitur sërish.
Këtë herë Blakaj përmes një postimi në Facebook iu drejtua “trimave” të Facebook me emra anonim, siç i quan ai, ku në njëfarë forme edhe paralajmëroi se do të reagojë ndaj tyre, transmeton Fol Drejt.
“Këshillë “trimave” të facebook-ut me emra anonim dhe “ekspertëve” pa identitet, kot e keni se nuk merrem me ju! Provoni të lexoni të paktën 25 minuta në ditë, ju siguroj se do ta shëroni vetvetën!
Ndërsa për ata të cilët qëndrojnë pas jush, të jeni të bindur se përveç që janë duke abuzuar me ju, shumë shpejtë si leckë do t’ju hudhin në koshin e plehrave sepse kjo është e tëra çfarë mund t’ju ofrojnë!”, u shpreh Blakaj./FolDrejt/