Pasi të jetë eliminuar rreziku i minave, anijet civile mund të përdorin me siguri portin e Mariupolit.
Anijet civile mund të përdorin në mënyrë të sigurt portin e Mariupolit në Detin Azov në Ukrainë, pasi rreziku i minave është eliminuar, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në deklaratë thuhet se korridori humanitar detar në Detin Azov është hapur dje, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.