Në një deklaratë nga Pallati Buckingham thuhet se mbretëresha 95-vjeçare Elizabeth është infektuar me COVID-19 dhe se tek mbretëresha shfaqen simptoma të lehta të ftohjes.
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19, shkruan AA.
Në një deklaratë nga Pallati Buckingham thuhet se mbretëresha 95-vjeçare Elizabeth është infektuar me COVID-19 dhe se tek mbretëresha shfaqen simptoma të lehta të ftohjes.
“(Mbretëresha) Do të vazhdojë të marrë ndihmë mjekësore dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se mbretëresha ka planifikuar të vazhdojë detyrat e saj në nivel të lehtë në Windsor këtë javë.
Më parë ishte njoftuar se Princi i Kurorës Britanike, Charles u infektua për herë të dytë me COVID-19 më 10 shkurt dhe më pas gruaja e tij Camilla, Dukesha e Cornwall-it./FolDrejt/