Futbollisti egjiptian, Mohamed Elneny, ka vazhduar kontratën e tij me Arsenalin deri në vitin 2024, raporton FoL Drejt.
“Zyrtare. Mo Elneny nënshkruan kontratë të re me Arsenalin, e vlefshme deri në qershor 2024, e përfunduar dhe e vulosur.”, shkroi gazetari sportiv, Fabrizio Romano në Facebook.
“Jam shumë i lumtur, e dua këtë klub dhe mbështetësit tanë dhe do të jap gjithçka për të na ndihmuar të jemi më të mirët, çdo ditë që jam këtu”, citohet të ketë thënë mesfushori. /FolDrejt/