“Mendova se nuk do të mund të votoja kurrë për republikanët, thjesht për të qenë i qartë. Por unë do të votoj për ta në zgjedhjet e ardhshme,” shtoi Musk, transmeton Hill.
CEO i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk tha në podkastin “All-in” se do të votojë për republikanët në zgjedhjet e nëntorit, pasi më parë kishte votuar “me gjithë zemër” për demokratët.
“E dini, realiteti është se Twitter është në favor të së majtës ekstreme për momentin, dhe unë do ta quaja veten si një i moderuar as republikan, as demokrat”, tha Musk në një podcast gjithëpërfshirës të lëshuar të hënën gjatë një konference teknologjike në Miami./FolDrejt/