Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg sot, kreu i Tesla dhe Twitter, Elon Musk është rikthyer në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë.
Në fund të vitit 2022, presidenti dhe CEO i konglomeratit të mallrave luksoze Louis Vuitton Moët Hennessy (LVMH) Bernard Arnault ishte në atë vend, përcjell Fol Drejt.
Pasuria e Elon Musk tani është 187.1 miliardë dollarë, duke kaluar Bernard Arnault, pasuria e të cilit vlerësohet në 185.3 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.
Pasuria e Musk në fillim të këtij viti ishte 137 miliardë dollarë.
Aksionet e Tesla (TSLA) ranë ndjeshëm vitin e kaluar mes blerjes problematike të Twitter nga Musk dhe një rënie më të gjerë në tregun e teknologjisë, por që atëherë aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike janë rritur.
Musk mban titullin e personit më të pasur në botë, por gjithashtu mban rekordin për pasurinë më të madhe të humbur nga dikush në histori.
Në fund të vitit të kaluar, Musk u bë personi i parë që humbi 200 miliardë dollarë pasuri pasi pasuria e tij neto ra nga rreth 340 miliardë dollarë në nëntor 2021 në 137 miliardë dollarë në dhjetor 2022./FolDrejt/