Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, prej kohësh ka qenë më i zëshmi në Kuvend në mbrojtjen e familjes.
Ai për këtë ishte i ftuar edhe në emisionin emisionin #KallxoPernime, ku u diskutua për fertilizimin e asistuar.
Deputeti Rrahmani njëjtë si në Kuvend, edhe aty mbrojti vlerat e familjes, e ndër të tjera tha se angazhimi i tij politik është për një familje si familja Jashari e Pajaziti.
“Angazhimi im politik bëhet për një familje si familja Jashari, familja Pajaziti, një familje e cila krijon pasardhës. Është mendim imi dhe që e deklaroj publikisht, por në asnjë mënyrë unë nuk do të angazhohem politikisht që dy persona të gjinisë së njëjtë me e pasë të drejtën e adoptimit të fëmijëve”, tha ndër të tjera deputeti Rrahmani, transmeton Fol Drejt.