Zyrtarët nga Franca, Gjermania dhe Italia synojnë të shprehin mbështetjen e BE-së për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në këtë mënyrë.
Presidenti francez Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi do të vizitojnë Ukrainën të enjten më 16 qershor, shkruan sot gazeta italiane “La Stampa”.
Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë gjermane refuzoi të konfirmonte raportet e mediave se Scholz do të vizitonte Kievin të enjten./FolDrejt/