Zëvendësimi i pijeve të ëmbla me sheqer me pije të ëmbla me pak ose aspak sheqer shoqërohet me ulje të peshës dhe rreziqeve diabet.
Në përgjithësi, dietologët rekomandojnë uljen ose eleminimin e sheqerit nga regjimi ushqimor për reduktuar peshën dhe faktorët e rrezikut të diabetit.
Megjithatë studiuesit shpesh debatojnë për përfitimet e ëmbëlsuesve alternative kur përdoren në vend të sheqerit.
A mund të zëvendësoni sheqerin me ëmbëlsues artificialë për të korrur përfitime në shëndet?
Sheqeri në pijet e tilla si lëngjet e frutave me gaz, pijet energjike, çaji, kafeja, lëngjet dhe pijet sportive mund të rrisin faktorët e rrezikut, si obeziteti, shtim i yndyrës në trup dhe të lipideve në gjak.
Sipas studiuesve mënyra ideale për të zëvendësuar pijet me sheqer është të pini ujë sa më shpesh të jetë e mundur.
Por në ndihmë mund t’ju vijnë edhe ëmbëlsuesit alternativë si sakarina dhe sukraloza.
Në përgjithësi, përdorimi i ëmbëlsuesve në vend të sheqerit ndikoni në uljen e peshës trupore, të yndyrës dhe lipideve në gjak.
Pijet e ëmbëlsuara me pak ose më mirë akoma pa sheqer, janë një alternativë e shkëlqyer për ata që janë mbipeshë ose obezë.
Megjithatë ende nevojiten më shumë prova për të kuptuar efektet e tyre në periudhë afatgjatë.
Sipas të dhënave, konsumi i sheqerit është çdo vit i lartë dhe pothuajse gjysma e këtij konsumi në masë vjen nga pijet.
Shifrat janë edhe më të larta për fëmijët, diçka që është shqetësuese për shëndetin e tyre.
Ekspertët e fushës rekomandojnë jo më shumë se 9 lugë çaji afërsisht rreth 36 gram ose 150 kalori konsum të sheqerit në ditë për burrat.
Ndërsa për gratë jo më shumë se 6 lugë çaji, rreth 25 gram ose 100 kalori sheqer në ditë.
Gjithashtu studimet e mëparshme kanë treguar se edhe pijet e gazuara dietike mund të jenë po aq të dëmshme për zemrën sa pijet e zakonshme.
Megjithatë ëmbëlsuesit alternativë mund t’i ndihmojnë njerëzit të reduktojnë ngadalë pijet me sheqer dhe të shkojnë më lehtë drejtë konsumit të ujit, që është edhe mënyra më e mirë për të ruajtur shëndet të plotë./AW/