Ëmbla, vajza tashmë e njohur për të gjithë, u rikthye në shkollë.
Kthimi i saj ishte i veçantë. Kjo pasi ajo nuk po shkonte në shkollë si zakonisht, por e shoqëruar nga një prej akterëve më të rëndësishëm të shtetit, presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Media të shumta kanë folur për rastin dhe e kanë konsideruar si gjest tejet të veçantë nga ana e presidentit për Ëmbla Ademin.
Ëmbla e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohet nga klasa për shkak se ishte me “Syndrome Down”, transmeton Fol Drejt.
Ishte opinion publik, ai i cili ndikoi që kjo kërkesë e prindërve dhe peticioni i tyre të përfundonte si i padrejtë dhe Ëmbla t’i kthehej mësimit bashkë me shokët e shoqet e saj.
Ju ftojmë t’i ndiqni pamjet e publikuar nga Klan Macedonia. /FolDrejt/