Janë emëruar anëtarët e bordeve të katër ndërmarrjeve publike, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për: Ndërmarrjen Publike Trainkos, Ujësjellësin Hidroregjioni Jugor Prizren, Kompaninë rajonale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini në Gjakovë, si dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacionit” në Ferizaj.
Këto emërime janë bërë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Prezantimi i propozimeve, nga ana e Kryeministrit Albin Kurti, janë miratuar njëzëri nga kabineti qeveritar:
“Ndërmarrja Publike Trainkos për bord të drejtëorëve Nol Dedaj kryesues, anëtarë Astrit Mehaj, Drita Kadriu Berisha, Blerina Shamolli, Riza Spanca dhe Shaban Neziri, mandati i të emëruarve zgjat tre vite. Ujësjellësi Hidroregjioni Jugor Prizren për bord të drejtorëve propozoj të emërohen këta kandidatë Feim Fetoshi kryesor ndërkaq anëtarë Hysni Çanta, Mirlinda Morina, Bilall Karadollami, Naim Kukaj dhe Arben Hajrizi me mandat tre vjet.
Kompania rajonale e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini Gjakovë për emërimin e bordit të drejtorëve Ilir Dula kryesues, anëtarë Vehbi Duraku, Krenar Bajgora dhe Agron Tafarshiku. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacionit Ferizaj për emërimin e bordit të drejtorëve Naim Rexhaj kryesues, dhe anëtarë Donat Rexha, Kujtesa Mashkulli-Ahmeti dhe Kujtesa Ibushi-Ramadani” – tha ai./FolDrejt/