Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun.
Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku./FolDrejt/