Qeveria e Kosovës, ka emëruar Bordin e ri të ndërmarrjes publike Trepça.
Ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka propozuar katër anëtarë të bordit.
Anëtarët e ri të Bordit të përkohshëm të Trepçës janë: Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor i bordit, Bahri Hyseni, drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Kelmendi drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Sadiku, përfaqësues i punëtorëve.
Ministrja Hajdari ka thënë se drejtorët e përkohshëm të emëruar janë ekspertë të dëshmuar.