Qeveria gjermane mbështet me para kthimin vullnetar të emigrantëve të paperspektivë. Por në një anketë të publikuar së fundi, vetëm katër përqind e emigrantëve kanë thënë se motivi i largimit të tyre është si pasojë e parasë. Motive të tjera janë më të rëndësishme, shkruan foldrejt.com.
Sipas BAMF, motivi kryesor për largimin e emigrantëve janë: 46 përqind kanë frikën e dëbimit të dhunshëm nga autoritetet dhe pasiguria e qëndrimit në Gjermani; 28 përqind kanë thënë se e ndjenjë të huaj vendin gjerman dhe nuk ndjehen si në shtëpi. 11 përqind thanë se në shtëpinë e tyre nuk kishin mirëqenie, dhe tetë përqind se ata nuk kishin pasur mirëkuptim.
Përndryshe rreth gjysma e tyre thanë se duan të jenë pranë familjes dhe miqve.
Qeveria gjermane secilin emigrant e paguan me disa qindra euro, që të kthehet vullnetarisht në vendet nga kanë ardhur. Por kjo nuk paska ndikuar shumë./Foldrejt.com