Bullgaria ka shpallur gjendje emergjence në kufirin me Turqinë për shkak të lëvizjes së shtuar të emigrantëve.
Siç njoftoi guvernatori i rajonit të Haskovës, vendimi është marrë për shkak të presionit të madh që ka kufiri nga refugjatët që shkojnë nga Turqia drejt Bullgarisë.
Bullgaria ka ngritur një gardh me tela me gjemba 200 km në kufirin e saj me Turqinë.
Megjithatë, flukset nuk janë ndalur dhe me rritjen e tyre, ka protesta të forta nga banorët e kufirit për vjedhje, sulme, zjarrvënie etj. që i atribuohen të huajve që hyjnë ilegalisht. /abcnews.al