Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ditë më parë ndezi dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave të Kosovës, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni.
Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk po mban qëndrim objektiv ndaj Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, meqë ndërmarrjet për të parën janë dukshëm më favorizuese, transmeton Fol Drejt.
“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter./FolDrejt/