Joe Biden e quan presidentin francez ” një partner të vlefshëm “.
Presidenti amerikan Joe Biden do të mirëpresë homologun e tij francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë më 1 dhjetor, njoftoi zëdhënësja Karine Jean-Pierre, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Ne punojmë ngushtë me Francën në një gamë të gjerë sfidash globale … duke përfshirë luftën në Ukrainë,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se Presidenti Biden e konsideron Emmanuel Macron një “partner të vlefshëm”./FolDrejt/