Një vrasje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Gushtericë të Graçanicës.
Demokracia.com ka mësuar se Milorad Subariq është zyrtari policor që dyshohet se e ka vrarë vëllain e tij Dragisa Subariq.
Kjo vrasje, siç ka mësuar Demokracia.com, ka ndodhur për shkak të një prone.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tha më tej ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/