Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar të bëhen publik emrat e të dyshuarve për dhunimin e një 11 vjeçareje në Prishtinë.
“Emrat. Jo inicialet”, shkroi Çitaku në Facebook.
Kujtojmë që, një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditëve është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një vajzë të mitur në Prishtinë.