Victor A. Friedman është linguist dhe ligjëron linguistikën dhe antropologjinë në Universitetin e Çikagos.
Kufijtë e asaj që quhet Maqedoni me kalimin e kohës kanë ndryshuar herë pas here. Në fund të shekullit të 19-të Maqedonia emërtohej ajo pjesë që përfshihej në Vilajetin e Selanikut, Manastirit dhe pjesën jugore të Kosovës – duke u kthyer kështu në territor që pretendohej nga konkurrentët serbë, bullgarë, grekë dhe shqiptarë.
Territori në fjalë do ndahej me Marrëveshjen e Bukureshtit dhe Konferencën e Londrës 1913 ku kjo pjesë e Maqedonisë u nda mes Greqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe vetëm një pjesë e vogël i mbeti Shqipërisë. Gjithsesi, Greqia vijoi ta quajë rajonin e Selanikut si Ma(k)qedonia. Në fakt, gjatë fillimeve të Luftës së Parë Botërore, ky rajon nuk fliste në shumicë greqisht, por me zhvendosjen e popullatës filloi politika e greqizimit, informon foldrejt.com.
Në 2 qershor 2009 partia neofashiste greke e Agimit të Artë dogji librin dhe kërcënoi autorët e fjalorit “maqedonisht-greqisht”.
Krejtësisht ndryshe ndodhi me ish Jugosllavinë: këtu prej 1913 tentohej të bindej popullata se flisnin një dialekt të serbishtes. Por pa sukses, pasi vetëdija e gjuhës maqedonase filloi prej në fund të shekullit të 19-të. Kur në 1944 u bë e qartë se do themelohej Republika e Maqedonisë në kuadër të gjashtë republikave jugosllave, u njoh edhe maqedonishtja si gjuha zyrtare.
Pretendimi se Titoja ka “shpikur” maqedonishten, për të mbrojtur këtë pjesë të Jugosllavisë është në fakt një gjënjeshtër.*/Foldrejt.com
*Në lidhje me këtë shkurt ka folur edhe Eqerem Bej Vlora në librin e tij me Kujtime – ku sqaron se popullata sllave e Maqedonisë është e ndryshme nga bullgarët dhe serbët.