Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) regjistroi deri në 77 tërmete në Turqi dhe në kufirin e atij vendi dhe Sirisë, duke përfshirë edhe atë më të fortë të mbrëmjes së sotme, me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter.
Të dhënat e publikuara në faqen e internetit të EMSC tregojnë se tërmete janë regjistruar në zonën kufitare midis Turqisë dhe Sirisë, në Turqinë qendrore dhe lindore.
Magnituda e tyre ishte nga 3.3 në 6.7 gradë të shkallës Rihter, transmeton Fol Drejt.