Të paktën 100 persona janë ende të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të shkatërruar ukrainas të Mariupol.
As prania e civilëve nuk ka zbrapsur forcat ruse, të cilat kanë vazhduar sulmet prej disa javësh tashmë, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Fabrika e çelikut, ka qEnë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse. Ushtarët e batalionit Azov të bllokuar brenda janë zotuar se nuk do të dorëzohen.
Në numër civilësh janë evakuuar nga fabrika e çelikut të dielën, ndërsa OKB-ja dhe Kryqi i Kuq shpresojnë për hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e më shumë civilëve. Boychenko tha se rreth 100,000 civilë janë ende të bllokuar në Mariupol./FoldDrejt/