Lista Serbe, përkundër deklaratave të lëshuara për opinionin publik, ende nuk ka ndërmarr ndonjë hap konkret për ta zyrtarizuar tërheqjen nga institucionet e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Sipas burimeve zyrtare, deputetët e kësaj partie, ende nuk i kanë dorëzuar mandatet në Kuvendin e Kosovës.
Krerët më të lartë të shtetit, duke i përfshirë këtu Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, e kanë cilësuar si akt të frymëzuar drejtëpërdrejtë nga Beogradi zyrtar./FolDrejt/