Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon verifikimi i të dhënave, dhe pas përfundimit të tyre do të fillojë edhe numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Edhe pse numërimi ishte paralajmëruar se do të fillonte në orën 18:00, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se kjo vonesë është bërë pasi që nevojitet më shumë kohë për vlerësimin dhe verifikimin e të dhënave të fletëvotimeve nga diaspora.
“Po bëjmë përpjekje që ta përmbyllim sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të mund të nisim me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Shpresojmë se do të arrijmë që sonte të nisim këtë numërim. Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht është 31 mijë e 427, ndërsa i zarfeve të fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 766”, tha ai.