Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

ËNDËRRIMET E RAXHIUT

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR, LIBRA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga: FESTIM RIZANAJ

Ahmed Hilmi Filibeli, autori i librit Thellësitë e Imagjinatës është nga ata romancierët e parë që e kishte të njohur se çka është romani, si shkruhet, çfarë strukture ka dhe çka mund të bëhej me të. Prandaj, kur flitet për romanet turke atëherë një nga ata që duhet të përmendet është edhe romani “Thellësitë e Imagjinatës”. Po ashtu Ahmed Hilmi Filibeli, e dinte shumë mirë se si mund të përfitoj nga arti i romanit brenda kulturës së vet. Njohuri dhe aftësi të tillë kanë pak romancierë turk.

Thellësitë e Imagjinatës

Çdo libër reflekton kohën në të cilën është shkruar. “Thellësitë e Imagjinatës” është shkruar në kohën (1910) kur bota ishte kapluar nga fryma shkencore dhe reflektonte edhe në vendlindjen e autorit. Koha kur çdo fenomen matej dhe argumentohej nëpërmjet shkencës dhe zhytja në thellësinë e imagjinatës dhe ëndrrave kishte filluar të anashkalohej në masë të madhe. Prandaj, ky libër konsiderohet si një kërkim në vete dhe ëndrrat imagjinare si mjet kryesor i kërkimit. Kërkimi i së vërtetës sublime nga autori realizohet nëpërmjet meditimit mbi çështje që nuk arrihen të konceptohen nëpërmjet mendjes.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

“Thellësitë e Imagjinatës” është tregimi i kërkimit të Raxhiut të një rruge që e bën atë të kuptojë që është një “pikë” që synon qendrën. Në këtë kërkim, njeriu valëvitet në mes pozitës më të ultë dhe formës më të lartë dhe në vend që të dorëzohet pa kushte në pozitën më të ulët ai lufton me të keqen, dhe kryesisht me veten. Prandaj, çdo individ është i paracaktuar që ta kërkojë të vërtetën sublime. Edhe pse shfaqet në mënyra të ndryshme dhe në periudha të ndryshme për secilin individ, është e paracaktuar që të ketë një kohë për ta kujtuar atë për etjen, ndarjen dhe shkëputjen nga esenca. “Thellësitë e Imagjinatës” është historia e këtij udhëtimi të paracaktuar.

Raxhiu, personazhi kryesor i romanit është një djalosh, i cili i futet rrugës së kërkimit derisa përfundon në rrugë pa dalje. Ai përballet me veten gjatë kërkimit të së vërtetës. Pra, Raxhiu si personazh kryesor i këtij romani arrin t’i mbledh në veten e tij të gjitha karakteristikat e Perëndimit dhe pastaj, ashtu siç dmth emri i tij Raxhiu (ai që kthehet) kthehet apo përjeton një transformim nëpërmjet plakut të quajtur Aynalı Baba dhe ëndrrat imagjinare si formë e edukimit të tij.

Aynalı Baba, për dallim nga Raxhiu, i cili është racional dhe i mençur, ishte një njeri i pashkolluar, i vetmuar që jetonte në varreza. Në kokë mbante kapele të mbuluar me xhama dhe pasqyrë. Në një formë kështu e kishte fshehur veten. Takimi i Raxhiut me Aynalı Babanë ndikon tek ai që të bëjë kthesë në jetën e tij nëpërmjet disa ëndrrave, të cilat i përjeton falë Aynalı Babës. Raxhiu, së pari e pinë kafenë e ofruar nga Aynalı Baba, pastaj me zërin e Nejit dhe poezive kalon në trans. Fillimi i bisedës së Raxhiut me Aynalı Babanë nënkupton fillimin e udhëtimit në botën e imagjinatës. Udhëtim që i zbulon të vërtetat ontologjike nëpërmjet një gjuhe simbolike.

Raxhiu në ëndërr kalon nga një vend në tjetrin. Në ëndërr, Raxhiu takohet me figura mitologjike, me krijesa të ndryshme, po ashtu me emrat si Buda, Platoni, Pitagora, etj. Çdo ëndërr ofron një aventurë, një tregim dhe një mësim. Ëndrrat paraqesin karnavalin e gjendjes njerëzore. Kalimi i njeriut nga gjendja në gjendje përshkruan gjithë librin, ku gjendjet përfaqësohen nëpërmjet ëndrrave. Ëndrrat janë gjithmonë manifestim i kërkimit të urtësisë dhe hap dyert e dimensioneve të ndryshme. Çdo ëndërr bëhet shkak që Raxhiu të njoh më shumë veten e tij dhe të ngritët shpirtërisht.

Raxhiu në dimensionet që kalon sheh terrin dhe dritën, të keqen dhe të mirën, dijen dhe injorancën. Ahmed Hilmi Filibeli nëpërmjet ëndrrave ofron njohjen në vend të dijes, cilësoren në vend të sasiores. Një nga karakteristikat kryesore të ëndrrave të përjetuara nga Raxhiu është se asgjë nuk është e përhershme dhe konstante. Raxhiu edhe pse sheh gjëra të jashtëzakonshme në ëndrra, ai i përjeton si në realitet. Pyetja në fillim të librit “A thua ekzistoj” zë vend pothuajse në çdo rresht të librit.

Raxhiu simbolizon intelektualin e kohës që jeton, i cili nën ndikimin e mendimit modern perëndimor ka dyshime mbi besimin dhe vlerat morale. Për këtë arsye, ai orientohet drejt budizmit, zoroastranizmit, nihilizmit, darvinizmit dhe tesavufit. Me secilin veç e veç përballet. Mundohet që t’i zbulojë mendimet dhe ndjenjat bazë të tyre. Ndodhin debate, polemika, përplasje mendimesh. Raxhiu zë vend aktiv në këto polemika. Në njërën nga ëndrrat bëhet mbret indian, në një ëndërr tjetër një brahman. Merr pjesë në konferencën e buburrecave. Ëndrrat e Raxhiut nuk kanë kufij. Gjatë kllapisë kalon nga gjendja në gjendje. Në çdo ëndërr ballafaqohet me çështje të ndryshme. E mira-e keqja, injoranca-iluminimi, e drejta-e padrejta, muhabeti-mosmarrëveshja janë disa nga konceptet që Raxhiu i trajton në paradokset që bie.
_____________________________
*Shkëputur nga revista ‘Uji’./FolDrejt/

Tags: letersiaLibriRevista "Uji"Romani
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Me Vuçiqin është dashur të takohemi më 19 korrik, por ai e ka shtyrë… ndoshta ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj çka ndodhi dje”

Lajmi tjetër

NANËS

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM