Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, futbollisti brazilian Endrick ka nënshkruar kontratë si lojtar i ri i Real Madridit, shkruan Fol Drejt.
“Kontratat dhe dokumentet janë nënshkruar në 24 orët e fundit, marrëveshja tani mund të konsiderohet e mbyllur dhe e përfunduar”, shkroi ai.
Tutje ai tha se Real Madridi do t’i paguajë Palmeiras një paketë prej 60 milionë eurosh me shtesa të përfshira në tarifë plus 12 milionë euro taksa.
“Endrick do t’i bashkohet Real Madridit në korrik 2024, kur ai do të mbushë 18 vjeç, pasi braziliani tani është 16 vjeç”, tha Romano.
Gazetari shtoi se për shkak të rregullave, kontrata e Endrick do të jetë deri në qershor 2027 plus tre vjet opsion për klubin, pra 2030. /FolDrejt/