Prej ditësh po qarkullojnë lajmet se Eneda Tarifa dhe Salsani Rrapo nuk do jenë më moderator të spektaklit të njohur të humorit “Portokalli”.
Këngëtarja konfirmoi lajmin ditën e sotme në një postim në Instagram, ku shprehet se është “momenti që të sjellë në jetë projektet e saj pa e ‘shitur’ dhe pa e ‘blerë’ dikush”.
Eneda Tarifa shkruan se u rikthye në skenën e “Portokalli” me mall por rrugëtimi i saj përfundon këtu.