Kryebashkiaku i Kievit thotë se rrjeti energjetik i kryeqytetit ukrainas po funksionon në “modalitet emergjence”, me furnizimin me energji elektrike deri në gjysmën në krahasim me nivelet e paraluftës, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Për shkak të mungesës së konsiderueshme të energjisë elektrike, nga 20 për qind në 50 për qind, – sistemi i furnizimit me energji të qytetit po funksionon në gjendje emergjence”, tha kryetari Vitali Klitschko në Telegram.
Në të njëjtin postim, Klitschko konfirmoi raportet nga guvernatori rajonal dhe Ukrenergo, kompania shtetërore e energjisë, se Kievi dhe rajoni përreth do të kenë ndërprerje të vazhdueshme në ditët në vijim.
Ai shpreson se punonjësit e Ukrenergo do të rivendosin rrjedhën e energjisë elektrike në nivelin e saj të zakonshëm “në dy deri në tre javë, duke përjashtuar rrethanat jashtë kontrollit të tyre”./FolDrejt/