Enver Berisha i është bashkuar partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i këtij subjekti politik Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
“I dëshirova mirëseardhje në shtëpinë e vet, kolegut tonë shumëvjeçar Enver Berisha. Aleanca është e hapur për secilin që beson në vizionin dhe orientimin e saj atdhetar”.
“Kolegët nga komuna e Klinës, që janë shembull për qeverisjen lokale në vend, i falënderova për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”.