Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar se masat ndëshkuese janë sanksione.
Ai tha se këto sanksione kanë efektin politik, sepse siç u shpreh ai, Albin Kurtin dhe ministren Donika Gërvalla, nuk i pret askush në asnjë kryeqytet.
“Edhe Albin Kurti e tha javën e kaluar qartë që masat ndëshkuese janë sanksione dhe sanksionet po e kanë efektin edhe financiar, por saksionet e kanë efektin edhe politik dhe veçanarisht në politikën e jashtme, sepse sot Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën nuk e pret njeri i gjallë në asnjë kryeqyetet”, tha tutje Hoxhaj.