Enver Peci është propozuar nga Kuvendi i Kosovës për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Nga 87 deputetë sa ishin gjithsej, Enver Peci mori 66 vota gjithsej.
Pas tij, Dukagjin Abdyli mori 31 vota, Bardh Vokshi 35 vota, Flamur Rasori 24 dhe Valon Hasani mori 2 vota.
Presidentes së vendit do t’i dërgohen dy emra të propozuar për gjyqtar dhe meqë minimum i zgjedhjes bëhet përmes 58 votave, deputetët kanë nisur sërish votimin për ta zgjedhur edhe propozimin e dytë./FolDrejt/