Për herë të parë, në mënyrë zyrtare, në Prishtinë janë ndezur flakadane me rastin e përmbylljes së “Epopesë së UÇK-së”.
Me këtë rast, nënkryetarja e komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka thënë se kjo ceremoni tani do të bëhet çdo vit.
“Mbyllja e Epopesë së UÇK-së si asnjëherë tjetër në kryeqytet, për t’vazhdu çdo vit. Prishtina me zemrën plot!”, ka shkruar ajo.