Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Alfa Centar, Aleksandër Dedoviq, ka ndërruar jetë në Kosovë.
Ai kishte ardhur në Prishtinë për një tryezë rajonale që ishte planifikuar të mbahej sot nga Formi Ballkanik.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i këtij forumi, Astrit Istrefi, me ç’rast ka treguar se edhe tryeza është anuluar.
“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu ynë z. Aleksandër Dedoviq, Drejtor Ekzekutiv në OJQ Alfa Centar, Mal të Zi, dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jete sot në mëngjes në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.
“Ai kishte ardhur për të marr pjesë në tryezën rajonale të planifikuar për sot. Stafi i Forumit Ballkanik është duke i ofruar të gjithë ndihmën familjes së tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për në Niksiq”.
Akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së Dedoviq.