Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tregohet i ashpër përkundër presioneve të shumta nga Komuniteti Ndërkombëtar. Ai gjatë konferencës së sotme njëherë refuzoi të takohet me përfaqësuesit amerikan, mes tjerash edhe zv.presidentin Mike Pence, duke thënë se “do takohej vetëm me presidentin Donald Trump”, kurse më pas tha se “asnjë forcë botërore nuk do ndalojë ofensivën turke në veri të Sirisë,” informon foldrejt.com.
Por ai shtoi se aksioni do përfundonte sonte, në rast se arrihet qëllimi i Turqisë për krijimin e zonës së sigurisë dhe shkatërrimin e organizatës terroriste YPG.
“Dashtë Allahu, ne së shpejti do arrijmë të krijojmë zonën e sigurisë nga Manbij-i deri në kufi me Irakun,” tha Erdogan në fund./Foldrejt.com