Presidenti turk tha se Turqia po përpiqet të hapë një korridor paqeje.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se SHBA dhe Perëndimi nuk kanë kufij për të sulmuar Rusinë dhe se Turqia po përpiqet të hapë një korridor paqeje, duke bërë të ditur se ai pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në ditët në vijim.
“Rusia nuk është një vend i zakonshëm, është një vend i fuqishëm. Natyrisht, Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, sulmon Rusinë pothuajse pa kufij. Në të gjitha këto, natyrisht, Rusia reziston”, tha Erdogan, përcjell Fol Drejt.