Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai beson se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron vazhdimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, pasi Moska tha se do të pezullojë pjesëmarrjen e saj, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Duke folur me gazetarët, Erdogan tha se do të diskutojë marrëveshjen, përfshirë eksportin e plehrave ruse, me Putinin kur ata të takohen personalisht gjatë një takimi të pritshëm në gusht./FolDrejt/