Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se presidenti amerikan, Joe Biden, siç tha ai, “urdhëroi të rrëzohej Erdogan” në zgjedhjet presidenciale të nesërme në Turqi.
“Biden dha urdhrin për të rrëzuar Erdoganin, unë e di këtë. Të gjithë njerëzit e mi e dinë këtë. Nëse është kështu, nesër fletëvotimet do t’i japin përgjigje edhe Bidenit”, tha Erdogan, duke komentuar deklaratën e Bidenit gjatë fushatës presidenciale të SHBA-së 2020, kur ai vuri në dukje se Uashingtoni duhet të inkurajojë kundërshtarët e Erdoganit që ta mposhtin atë në zgjedhje. Reuters raportoi..
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Turqia është një aleat afatgjatë i SHBA-së dhe se Uashingtoni do të monitorojë nga afër zgjedhjet, duke shtuar se “SHBA nuk do të mbajë anën në zgjedhje”./FolDrejt/